“Nuk kemi më forcë për të përballuar barrën e refugjatëve sirianë”

Presidenti i Libanit, Michel Aoun tha se vendit të tij nuk i ka mbetur më forcë për të përballuar barrën e refugjatëve sirianë.

Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca libaneze mësohet se Aoun ka pritur në një takim në rezidencën presidenciale Baabda në kryeqytetin Bejrut përfaqësuesin special të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir Pedersen.

Gjatë takimit Aoun ka theksuar se kanë bërë durim deri në fund ndaj ndikimeve negative si vend pritës i refugjatëve sirianë, por se nuk i ka mbetur më forcë për të përballuar barrën e refugjatëve.

Ai tha se nevojiten më shumë punime për të siguruar rikthimin e refugjatëve në zonat e sigurta në Siri dhe se sirianët nuk kanë bërë kërkesa për rikthimin e tyre gjatë periudhës që këto punime vazhdojnë. Aoun thotë se tashmë Libanit nuk i ka mbetur më forcë për të përballuar ndikimet e refugjatëve në fushën ekonomike e sociale dhe se ata si zyrtarë kanë filluar të shqetësohen për vendin.

“Libani nuk ka më forcë për të përballuar barrën e refugjatëve sirianë. Shumë vende janë përfshirë në luftën siriane, por duan pasojat e saj t‘i hedhin mbi ne. Sikur këto vende në fjalë të kishin ndarë 10 për qind të shumës që ndajnë për luftën do të kishin kontribuar në zgjidhjen e problemeve humanitare dhe në mbrojtjen e botës nga kriza të reja”, tha Aoun duke i bërë thirrje OKB-së dhe vendeve donatore që të “vazhdojnë ndihmat e tyre për sirianët që të kthehen në atdheun e tyre”.

Sipas tij, deri më sot nga Libani janë kthyer 172 mijë refugjatë sirianë në vendin e tyre. Aoun tha se nuk kanë dëgjuar asnjë ankesë prej tyre se u ka ndodhur ndonë gjë pasi janë kthyer në Siri.

– Përfaqësuesi i OKB-së uron për besim dhe stabilitet në Siri

Përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, shprehu kënaqësinë për mikpritjen që Libani ka bërë për refugjatët sirianë. Ai nënvizon se është ngarkuar me detyrën për të zhvilluar punimet për të gjetur zgjidhje për krizën në Siri.

Pedersen thotë se për bisedimet që ka zhvilluar me regjimin e Bashar al-Assadit dhe opozitarët sirianë në kuadër të përpjekjeve për zgjidhje ka shprehur urimet për arritjen e rezultateve që do të sjellin besimin dhe stabilitetin në Siri.

Qeveria e Libanit u ka bërë thirrje refugjatëve sirianë të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre dhe në këtë çështje kërkon mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.

Sipas të dhënave zyrtare libaneze, rreth 1.5 milionë sirianë emigruan në Liban për shkak të luftës civile që shpërtheu në vitin 2011. Ndërsa sipas të dhënave të OKB-së, ky numër është nën 1 milion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi