“Nuk justifikon pasurinë”, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit në Korçë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Sotiraq Lubonja.

Lubonja është gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Nuk justifikoi pasurinë -Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 8 tetor mori vendimin për shkarkimin e gjyqtarit, i cili ishte njëherazi kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Sipas hetimeve të bëra nga KPK gjyqtari i Korçës rezultonte se nuk justifikonte një pjesë të pasurisë së tij, të cilat në deklaratën veting i kishte shënuar si dhurata të bëra nga nëna dhe vjehrri i tij.

Raporti i ILDKPI-së për këtë gjyqtar kishte konstatuar fshehje të pasurisë, mosdeklarim në deklarimet e tij në kuadër të vettingut, ku thoshte se ka marrë katër milionë lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.

Gjithashtu, një llogari bankare prej pesë mijë e pesëqind dollarë është hapur në emër të djemve të tij, të cilat gjithashtu janë justifikuar si dhuratë nga gjyshi.

KPK shprehu rezerva për pasurinë e Lubonjës, pasi nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme monetare.

Edhe për banesën e dy katëshe me vlerë 2.5 mln lekë, KPK konstatoi mospërputhje nga deklarimet e 2003, lidhur me sipërfaqen e truallit, katet dhe deklarimet në vetting.

Në argumentet e tij, Sotiraq Lubonja pretendoi se pasuria që KPK-së nxori me pikëpyetje është e ligjshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi