Nuk e prisja këtë diferencë pikësh me Milanin

Zv/presidenti i Interit, Javier Zanetti nuk e priste që skuadra zikaltër të kishte këtë difrencë të madhe pikësh me rivalët e Interit.

Në një intervistë për “Tiki Taka”, ish-kapiteni i “Nerazzurrëve” nuk kurseu elozhet për trajnerin Spalletti i cili sipas tij ka bërë një punë të shkëlqyer, shkruan “Sportmediaset”.

“Në fillim të sezonit nuk e prisja që Inter të kishte këtë diferencë pikësh me Milanin. Por kjo është rezultat i një pune të shkëlqyere trajnerit Spalletti që ka treguar se është në gjendje për të rritur cilësinë e lojtarëve. Ekipi ka një besim të madh dhe grupi beson për një rikthim të mundshëm në Champions League./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi