KURIOZITETE

Nobeli për Fizikë u ndahet tre shkencëtarëve, njëri e pohon: sa e madhe galatika, sa pak e njohim!

Spread the love

Çmimi prestigjioz Nobel, sërish ndahet në tri pjesë. Kësaj here, Çmimi për Fizikë po ndahet mes fituesve James Peebles, Michel Mayor and Didier Queloz. Ata u nderuan në sajë të kontributit të tyre për “kuptim të universit dhe hapësirës që zëmë brenda tij.”

Mayor dhe Queloz, që të dy nga Zvicra, dhe Peebles, një kanadezo-amerikan, pranuan çmimin që iu nda në Stokholm të Suedisë, por pa qenë të pranishëm në vend.

Duke folur në ceremoni përmes një video-thirrjeje, Peebles, puna e të cilit lidhej me origjinën e galaktikave, tha se nocioni i “errësirës galaktike” ishte prezantuar nga Albert Einstein në vitin 1917, por që vazhdonte të ishte mister edhe sot.

Peebles përdori mjete teorike dhe kalkulative për të demonstruar se vetëm pesë përqind e përmbajtjes së universitetit është e njohur për ne, dhe aty hyjnë yjet, planetët, bimët dhe njerëzimi.

“Pjesa tjetër, 95 përqind, është çështje e panjohur e errët. Ky është një mister dhe një sfidë për fizikën moderne,” tha komiteti Nobel në një deklaratë.

I pyetur nga një gazetar, nëse kishte jetë në planetët e tjerë, Peebles tha se ne mund të jemi të sigurt se, edhe sikur të kishte, njerëzit kurrë nuk do të ishin në gjendje ta kuptojnë apo ta shohin me syrin e lirë. /tesheshi.com/

Related posts

Rregullat e mirësjelljes të cilat i kemi mësuar në të kaluarën, por fëmijët e sotëm nuk i mësojnë

dritatv

Zbulohet një gjallesë që kryen procesin e fotosintezës

dritatv

Martesa e dy të rinjve në Prizren që po thyen rrjetin, kjo është arsyeja prekëse (Pamje)

dritatv

Leave a Comment