Nobel i Paqes 2019 shkon për kryeministrin etiopian Abiy Ahmed: një rast i pashembull i liderit

Komiteti Norvegjez ka vendosur t’i japë çmimin Nobel për Paqen kryeministrit etiopian Abiy Ahmed për përpjekjet e tij për të vendosur paqe dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe për iniciativën e tij vendimtare për zgjidhjen e konfliktit kufitar me Eritrenë fqinje.

Që nga marrja e pushtetit, Ahmed ka udhëhequr një nismë vendimtare për pjesëmarrjen dhe rolin e grave në politikë.

Ai i emëroi gratë në gjysmën e 20 posteve ministrore të qeverisë së tij, duke përfshirë ministren e parë të mbrojtjes të vendit.

Përshkrimi i punës së Abiy Ahmed nga Komiteti i Akademisë Norvegjeze vjen si më poshtë:

“Në Etiopi, ende mbetet shumë punë, por Abiy Ahmed ka filluar reforma të rëndësishme. Ai kaloi 100 ditët e tij të para si Kryeministër duke sanuar gjendjen e jashtëzakonshme në vend, duke dhënë amnisti ndaj mijëra të burgosurve politikë, duke ndërprerë censurimin e mediave, duke legalizuar grupet e jashtëligjshme të opozitës, duke shkarkuar udhëheqësit ushtarakë dhe civilë që dyshohej për korrupsion, dhe duke rritur ndjeshëm ndikimin e grave në jetën politike dhe komunitare të Etiopisë, dhe u zotua të forcojë demokracinë duke mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Ekziston një traditë e gjatë e ndarjes së çmimit Nobel për paqe për liderët e vendeve që u japin përfundim e konflikteve, ku së fundmi u nderua Juan Manuel Santos i Kolumbisë i cili në vitin 2016 u vlerësua me Nobel për kontrubutin që pati në dhënien fund luftës civile 50-vjeçare në vendin e tij. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi