Nju Jork, SHBA e gatshme për bisedime serioze me Iranin

SHBA-ja deklaroi se ishte e gatshme për bisedime serioze me Iranin pas përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve.

“Jemi të gatshëm të angazhohemi pa parakushte në biseda serioze me Iranin, me qëllim parandalimin e rrezikut të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare ose përshkallëzimit nga ana e regjimit iranian”, deklaroi ambasadori amerikan në OKB Kelly Craft në një letër drejtuar kreut të OKB-së Antonio Guterres dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Uashingtoni ka ndërmarrë veprime të caktuara në ushtrimin e së drejtës së tij për vetëmbrojtje”, theksoi Craft për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani./ATSH

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi