Njihuni me robotin që merr gjakun me më shumë efektivitet se punëtorët mjekësor

Të gjithë kemi qenë te mjeku ku mund të na duhet të merret gjaku.

Në varësi prej jush dhe gjithashtu personit që tërheq gjakun, ky mund të jetë një proces relativisht i shpejtë dhe pa dhimbje.

Sidoqoftë, nganjëherë për shkak se venat e disa njerëzve janë më të vështira për t’u gjetur, ose mungesa e përvojës së personit që merr gjakun tuaj, mund t’u duhet atyre disa prova të dhimbshme.

Sidoqoftë, studiuesit në universitetin Rutgers kanë krijuar një robot që duket se është në gjendje të bëjë një punë më të mirë se njerëzit gjatë tërheqjes së gjakut.

Sipas studiuesve, roboti kishte një normë suksesi 87% në 97% në varësi të asaj se sa lehtë gjendeshin venat.

Kjo është përkundrejt profesionistëve të kujdesit shëndetësor, në të cilat bazuar në studimet e mëparshme, ata kishin një shkallë të suksesit 73% me pacientë me venat e dukshme, dhe 60% shkallë suksesi në ata pa vena të palpueshme.

Ndërsa ky robot jo vetëm që do ta bëjë procesin shumë më të thjeshtë dhe pa dhimbje për pacientët, gjithashtu mund të ndihmojë në lirimin e kohës së profesionistëve të kujdesit shëndetësor që mund të bëjnë gjëra të tjera.

Sipas Josh Leipheimer, autori kryesor i hulumtimit, “një pajisje si e jona mund të ndihmojë klinistët të marrin mostra gjaku shpejt, me siguri dhe besueshmëri, duke parandaluar komplikime të panevojshme dhe dhimbje te pacientët nga përpjekjet e shumta për futjen e gjilpërave.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi