Njihuni me katër gjallesat më helmuese në botë (video)

 

Science Insider ka lëshuar ​​një video ku paraqet katër prej kafshëve më helmuese në botë dhe ku që të katra gjenden në Australi. Në studim u morr parasysh fuqia e helmit, doza që hyn në trupin e njeriut dhe shkalla e shpërndarjes.

E nisim që nga e katërta: është një merimangë. Dhe mendoni se ka më shumë se 40.000 merimangat në Tokë dhe shumica janë toksike, por vetëm disa prej tyre paraqesin kërcënim për jetën njerëzore.

Më e keqja mes tyre është merimanga e Sidnejit (Atrax robustus). Helmi i tij është 60 herë më i fortë se cianidi dhe nëse të pickon ju mund të vdisni brenda një ose dy orësh. Helmon sulmon sistemin nervor që mbingarkohet dhe në fund shuhet.

Më pas janë 20 deri 25 gjarpërinjtë më vdekjeprurëse në botë, ku helmu i tyre është më shumë se tetë mijë herë më i fortë se cianidi dhe mund të vrasë një burrë në më pak se një orë. Edhe në këtë rast, helmi sulmon sistemin nervor. Përveç kësaj, helmi përmban një komponent të koagulimit të gjakut.

Ikni nga toka dhe futuni ne det…po jua mbajti. Sepse dhe aty gjendet një “djall” toksik, oktapodi blu, helmi i të cilit është një mijë herë më i fortë se cianidi. Nga ky helm, një burrë mund të vdesë brenda 20 minutash. Bakteret në pështymën e saj krijojnë një neurotoksinë jashtëzakonisht të fuqishme që paralizon muskujt. Pasi paraliza mbërthen diafragmën dhe muskujt rreth brinjëve, ju keni vetëm disa minuta jetë para se të ikni nga kjo botë.

Dhe në vend të parë vjen një kandil deti, helmi i të cilit është më i shpejti dhe më efektiv kur është fjala për viktimat e saj. Dy mijë herë më i fortë se cianidi, ata që e kanë prekur këtë krijesë kanë vdekur brenda 15 minutash. Kjo për shkak të shigjetave të vogla helmuese, të quajtur nematocysts, të cilat ë lëshojnë toksina që ndalojnë punën e zemrës.

E gjithë kjo tingëllon shumë e frikshme, por mos harroni: dtatistikisht, ju jeni më pak të ngjarë të vdisni nga këto kafshë helmuese se nga një aksident me makinë…/tesheshi.com/

Most Dangerous Venomous Animals On Earth

Four of the world's deadliest venomous animals.

Gepostet von Science Insider am Dienstag, 14. August 2018

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi