Njihuni me hoxhën e vjetër dhe mesazhet e shpresës për bashkëqytetarët e vet

Ahmet Zani

Një thirrje dhe një apel për të qenë në ndihmë të ndryshimit thelbësor të jetës në komunitetet dhe të imazhit që është keqpërdorur për zonën e Fushë-Krujës.

Hoxha i xhamisë së kësaj qyteze në predikimet e tij përveç mesazheve të duhura të besimit ai duket se ka krijuar tashmë edhe fizionominë e duhur për qytetin e vet të cilin jo pak e ka nëpërkëmbur situata jo e favorshme kriminale dhe sociale.

Por një shërbëtor i mirë i besimit mund të ndihmojë që të ruhet i pa prekur thelbi i njeriut që jeton me ndershmëri edhe në vendin tonë.

Ndonëse lanë kaluar ditë nga Kurban Bajrami dhe mbajtja e fjalës nga ana e hoxhës së Fushë-Krujës në faljen e kësaj dite, mesazhet e ardhura prej atij momenti janë vërtet të vlefshme edhe përtej Fushë-Krujën, përtej të gjitha zonat që janë “minuar” nga mungesa e shpresës së gjërat edhe në këtë vend mund të përmirësohen.

Kështu Muharrem Vrana prej 28 vitesh shërben në Xhaminë e qytetit të Fushë – Krujës si ndër hoxhallarët më të vjetër dhe me eksperiencë në vendin tonë.

Teksa kryente shërbesat fetare pranë Xhamisë ai ka folur për besimtarët myslimanë të Fushë-Krujës të cilët në faljen e Kurban Bajramit kishin tejmbushur si asnjëherë tjetër stadiumin, e këtij qyteti.

Muharrem Vrana është shprehur se Fushë-Kruja e njohur disa vite më parë për ngjarjet e rënda, sidomos nga shpërthimet e tritolit, duket se ky komunitet ka dënuar të tilla veprime dhe ky është ogur i mirë në vijimin e jetës normale.

Ndërsa dhe komuniteti i besimtarëve Myslimanë është përkushtuar në ndërgjegjësimin e qytetarqve.

Komuniteti Mysliman në Fushë-Krujë ka qëndruar pranë familjeve në nevojë dhe sipas Hoxhës Vrana, janë shpërndarë në vazhdimësi ndihma ushqimore dhe veshmbathje.

Larg alkoolit, drogës dhe veprimeve të dënueshme – ky është apeli i z. Muharrem Vrana; ky është edhe mesazhi që përcjell te qytetarët hoxha i Fushë-Krujës, i cili në përfundim ka theksuar se komuniteti fetar ka bashkëpunim të ngushtë edhe me instancat shtetërore!/diell-online.al/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi