Njihuni me fshatin në Kosovë ku dimri zgjat gjashtë muaj

 

 

Megjithëse moti pak është zbutur në disa zona rurale bora po sjell probleme. Në Kaqanoll të Podujevës bora dhe erërat e forta mbyllin rrugën për Mitrovicë e Podujevë.

Banorët janë strukur nëpër shtëpitë e tyre ndërsa ortekët e borës e mbyllin rrugën disa herë në ditë. Në këtë fshat, trashësia e borës ka arritur rreth 2 metra.

Dhjetëra automjete bllokohen në rrugë ndërsa solidariteti i banorëve është ai që mundëson kalimin e tyre, raporton RTV21.

Të premten banorët kanë dalë për ta zhbllokuar një automjet që kishte ngelur në rrugë.

“Rruga nuk po mirëmbahet kurrqysh”, tha Valon Beqiri i cili ishte bllokuar në rrugë.

Banorët thanë se e kanë të vështirë të kalojnë në këtë rrugë gjatë dimrit në raste të emergjencave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi