TEKNOLOGJI

Një tjetër telefon premium Samsung po vjen: Galaxy A90 5G, zbulohen specifikat

Spread the love

Kemi dëgjuar për Samsung Galaxy A90 që nga fillimi i marsit.

Raportet dhe informatorët sugjerojnë drejt një telefoni të cilësisë së lartë dhe raportet e fundit sugjeruan se do të përfshijë porcesorin Snapdragon 855, së bashku me aftësitë 5G nëpërmjet modemit X50.

Kamera e trefishtë thuhet gjithashtu se do të jetë në bord për të gjitha nevojat tuaja të imazhit.

Një rezultat i fundit Geekbench konfirmon praninë e SoC SD855, të ndihmuar nga 6GB RAM.

Pajisja sjell një bateri masive 4.500mAh, deklaron GalaxyClub.

Modeli i vlerësuar identifikohet si SM-A908N, dhe nga raportet e mëparshme thuhet se seria SM-A908 do të jetë e aftë për 5G.

Ajo që është e rëndësishme është se Galaxy A90 5G, me një procesor Snapdragon 855, 6GB RAM, kamerë trefish (48MP + 8MP + 5MP) dhe 4,500mAh lehtë mund të prezentohet nën kategorinë e telefonave premium.

E vetmja gjë që mbetet është të shohim se sa i shtrenjtë është ky telefon 5G.

Related posts

Kompania “Tesla” prodhon baterinë më të madhe në botë

dritatv

Samsung Galaxy S9 dhe S9 plus do të vijnë në janar

dritatv

Parlamenti Europian: “ok” përdorimit të robotëve në jetën e përditshme…me “njeri mbi kokë”

dritatv

Leave a Comment