Pjesa verilindore e Japonisë është goditur nga një tërmet me fuqi prej 6.1 ballë.
Agjencia për meteorologji e Japonisë njoftoi se tërmeti ka goditur zonën Yamagate, lajmëron agjencia e lajmeve Kyodo.
Pas tërmetit është lëshuar paralajmërim për cunami. Banorëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë larg zonës bregdetare.