Një tërmet 6.2 ballë godet Papua Guinenë e Re

Një tërmet 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Guinenë e Re, që ndodhet në jug të Oqeanit Paqësor.

Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) njoftoi se tërmeti, epiqendra e të cilit është 97 kilometra në jug të qarkut Rabaul në ishullin Britania e Re, është regjistruar në thellësi prej 52 kilometrash.

Ende nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale si pasojë e tërmetit.

Në tërmetet të cilat goditën Papua Guinenë e Re në fund të muajit shkurt dhe në fillim të muajit mars, 125 persona humbën jetën ndërsa mijëra shtëpi janë në gjendje të papërdorshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi