Një tërmet 5,5 ballë godet Turqinë

Instituti Gjeologjik i SHBA-së, thotë se një tërmet me magnitudë 5.7 shkallë të Rihterit goditi pjesën jugperëndimore të Turqisë, me epiqendër rreth 56 kilometra në juglindje të qytetit të Denizli.

Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti u pasua nga dy dridhje të tjera.

Kryetari i Bashkisë së qytetit Acipayam, Hulusi Sevkan, tha se nuk kishte raportime për viktima, por tërmeti shkaktoi dëme në disa shtëpi.

Dridhja është ndjerë në mbarë bregdetin turk të Detit Egje dhe në qytetet e Detit Marmara.

Guvernatori i provincës Denizli, Hasan Karahan për AA tha se sipas informacioneve të para nuk ka viktima në njerëz.

“Ka patur plasaritje të mureve në disa ndërtesa, por organet kompetente janë në terren dhe kryejnë ekspertizë. Aktualisht nuk kemi informacione për probleme më të mëdha”, ka thënë Karahan.

Tërmetet në Turqi janë të shpeshta. Një tërmet me magnitudë 7.4 ka vrarë më shumë se 17,000 njerëz në Turqinë veriperëndimore në vitin 1999.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi