Një takim i ri i mundshëm Trump-Kim, por pa “gabimet” e të parit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në vitin 2019, por nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës për të lejuar shkeljen e premtimeve për t’i dhënë fund programit të armëve kimike, tha sot nënpresidenti amerikan, Mike Pence.

SHBA dhe Koreja e Veriut janë në bisedime për datën në të cilën udhëheqësit e dy shteteve do të kenë takimin e tyre të dytë, pas i pari në Singapor i mbajtur në qershor, ishte për hedhjen e bazave për ti dhënë fund konfliktit mes dy vendeve mbi programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Një qendër studimi amerikane njoftoi të hënën se ka identifikuar të paktën 13 nga 20 bazat aktive me raketa, të padeklaruara  nga Koreja e Veriut, duke rritur sfidën me të cilën po përballen negociatorët amerikanë që kërkojnë të bindin Kim të braktisë programet e tij të armatimit./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi