Një suedez gjobitet për fyerje të muslimanëve

Një 91-vjeçar, banor i qytetit Kristianstad të Suedisë, u gjobit me rreth 630 euro për fyerje të muslimanëve në rrjetet sociale.

Gjykata në Kristianstad njoftoi se 91-vjeçari ka kryer “krime nga urrejtja” duke përdorur shprehjen “krijesë e neveritshme” për muslimanët.

Ai u dënua me dy muaj burg por dënimi iu kthye në gjobë për shkak të moshës që kishte.

Mediat lokale raportojnë se ky është personi më i moshuar që është dënuar në vend për fyerje në rrjetet sociale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi