KURIOZITETE

Një skandal i heshtur i Hollivudit: Si e aksidentoi regjisori aktoren e njohur për një “skenë më reale”

Spread the love

Se Hollivudi nuk është i gjithi shkëlqim dhe drita, na është dëshmuar disa herë. Skandalet që lidhen me Harvey Weinstein, pagat jo të barabarta mes aktoreve gra dhe burrave, si dhe hendeqe raciale dhe gjinore janë ato që përmenden më së shpeshti në media.

Por një ngjarje e padëgjuar shpesh është aksidenti i aktores së njohur Uma Thurman për shkak të presionit të regjisorit të saj Quentin Tarantino për të xhiruar një skenë të rrezikshme për filmin Kill Bill.

Aktorja ka folur disa herë për aksidentin, pasojat e të cilit i vuan edhe tani, dhe së fundmi kanë folur edhe aktorë të tjerë mbështetës, të cilin e kanë quajt këtë një “megaskandal”.

Vet Tarantino e kishte planifikuar që Thurman të xhironte skenën e vozitjes së veturës me shpejtësi të madhe, në një rrugë që ishte e ngushtë dhe e baltosur, ku një tragjedi ishte pothuajse e pashmangshme. E tëra kjo po bëhej për të siguruar një skenë të “bukur dhe reale”.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe regjisori amerikano/italian, gjë për të cilën ka kërkuar falje, por që asnjherë nuk është gjykuar nga askush. /tesheshi.com/

Related posts

Për një ditë mbushte 102 vjeç, vdes Bernard Lewis. Kush ishte historiani hebre që shpiku “përplasjen e qytetërimeve”

dritatv

Qarku elektronik e rrit me 25% memorien e… njeriut

dritatv

Vëllezërit shqiptarë, picierët që bëjnë art me brumin (Foto + Video)

dritatv

Leave a Comment