TEKNOLOGJI

Një program spiun i avancuar është përhapur në telefonat celularë nëpërmjet programit WhatsApp

Spread the love

Një program spiun i avancuar është përhapur në telefonat celularë nëpërmjet programit WhatsApp.

Gazeta “Financial Times” ka shkruar se programi spiun i zhvilluar nga kompania izraelite e softuerëve NSO Grup, mund të vendoset prej së largu nga hakerët e kompjuterëve në telefonat celularë dhe pajisjet e tjera që përdorin WhatsApp.

Më tej në artikull thuhet se edhe zëdhënësi i WhatsApp-it ka thënë se programi spiun (malware) mund të depërtojë tek telefonat vetëm nëpërmjet funksionit të thirrjeve pa përgjigje të aplikacionit.

Nga WhatsApp thonë se nuk dihet numri i përdoruesve të prekur nga ky program dhe se kompania e ka zbuluar këtë situatë në fillim të këtij muaji.

WhatsApp dje kërkoi nga 1.5 miliardë përdoruesit e saj që të përditësonin aplikacionin si masë parandaluese.

Ndërkohë që kompania NSO Group nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me çështjen.

Related posts

Njeriu i 2100, ja si teknologjia do të ndryshojë trupin tonë

dritatv

Gjashtë gjërat interesante që mund t’i bëni me telefonin tuaj!

dritatv

Apple dhe Samsung në zgjidhje të konfliktit

dritatv

Leave a Comment