Lozonjare, ledhatare,
Lule kodrine, e thjeshtë fare.
Të këputi djali me këmborë
Ta mori zemrën , të vuri kurorë.
Ledhatimet si valë deti
Valëzojnë plot dashuri.
Puthjet tuaja vajzë kodrine,
Janë të ëmbla si qershi.
Eh , sa fletë që më duhen,
Eh sa fjalë në fjalor,
Por ti fjalët mi dhuron
Si pejsazh pranveror.
Ti je diell dhe ngroh këdo.
Ti je hënë e flet me yjet,
Ke sjell erën farsikon.
Fërfërijnë këndshëm pyjet.
Në shtëpi ka ardhë pranvera,
Çelin lulet në saksi,
Ti të pret buzagaz tek dera,
Vello e bardhë një mrekulli.
Nuse emrin ke… Vajzë të kemi…
Ti je lule plot butësi…
Nga kodrina të këputëm
N,zemër të kemi , me dashuri
Ti je diell dhe ngroh këdo.
Ti je hënë e flet me yjet.
Ti je luleborë që rrezellon,
Binjake je me natyrën.