Një person nga Zyra e nënpresidentit amerikan Pence rezulton pozitiv me Covid-19

Një person nga Zyra e nënpresidentit të SHBA-ve, Mike Pence ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (Covid-19).

Katie Miller, zëdhënësja për media e nënpresidentit në një deklaratë me shkrim njoftoi se një person nga Zyra e Pence ka rezultuar pozitiv nga Covid-19.

“Presidenti Donald Trump ose Pence nuk kanë pasur kontakt me personin që është përcaktuar me Covid-19”, thuhet në deklaratën ku Miller ka theksuar se për personat tjerë që kanë kontaktuar me personin në fjalë janë zbatuar procedurat e nevojshme.

Ndërkohë rikujtohet se Pence në të njëjtën kohë kryeson edhe Task Forcën kundër Covid-19 të formuar në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”, në SHBA numri i rasteve me Covid-19 ka arritur në 14.322 ndërsa numri i të vdekurve në 210.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi