NJË MOLLË E NJË DARDHË! Nga: Petro Sota!

NJË MOLLË E NJË DARDHË

Para shtëpisë tënde, plotë lule të bardha,
Këtej çelur molla, çelur matanë dardha,
Ashtu si ato të dyja, ka çelur një ftua,
Tek lulet e ftoit, sytë më mbetën mua…

Sytë më shumë mbetën, tek gjinjët e tua,
Herë duken si mollë, herë duken si ftua,
Zemra ma bënë “trak”, kur je veshur hollë,
Kur nën këmishë ato, të duken si mollë…

Të duken si mollë, porsi mollë të njoma,
Por, me sy më thua, nuk janë bërë akoma,
Doja sa ti prekja, pak me duart e mija,
Pastaj të rrëzohesha, i vdekur të bija …

Pranvera shpejt iku, me lulet e saj,
Ti më e bukur dukesh, si një lule maji,
Dhe vjeshta po ikën, i fundit muaj nëntori,
Me mollën dhe dardhën, pjekur edhe ftori…

Ti në mes të tyre, shume aromë po bije,
Me buzën të kuqe, trupin lastar hardhije,
Si lastar hardhije, trupi i bukur ka ardhë,
Në këmishë tek gjiri, mollë është apo dardhë…

Por, mollën t’a kërkova, që t’a shijoj dhe unë,
Me sy po më thua ; – “është e thartë shumë”,
-Ma jep dardhën pra, se ajo është pjekur,
-Ma plotëso dëshirën, para se t’kem vdekur.

Petro L. Sota. 14 nëntor 2018……………….

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi