Një mega-donacion për Oxfordin nga filantropi Schwarzman

Stephen Schwarzman, miliarderi amerikan i kompanisë Blacksone, ka dhuruar donacion 150 milion funte për Universitetin e Oksfordit, i fundit ku nga mega-donacionet për edukimin e lartë.

Kontributi i tij është më bujari në historinë 800-vjeçare të universitetit, të hollat do të përdoren për ndërtim të ri të një objekti dhe krijimin e një instituti të studimit për etikën e inteligjencës artificiale.

Filantropi Schwarzman në vitin 2008 kishte dhuruar 100 milion dollarë për Librarinë Publike të Nju Jorkut, ndërsa në tetorin e kaluar dhuroi 350 milion dollarë për zhvillimin e një kolegji për shkencat kompjuterike në Massachusetts.

Ky donacion nuk ishte mjaft i pritur nga një biznesmen që nuk punon dhe vepron në Londër as në Britani të Madhe.

Mësimdhënia në Oksford daton  të paktën që nga 1096, sipas faqes së internetit të universitetit. Ajo u njoh zyrtarisht nga fillimi i shekullit të 13-të dhe ka edukuar 27 kryeministra britanikë duke përfshirë Theresa May dhe pasuesin e saj të mundshëm Boris Johnson. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi