Një i arrestuar gjatë protestave në Iran humb jetën në burg

Pretendohet se ka kryer vetëvrasje në burg një person i quajtur Sina Gamberi, i cili ishte arrestuar nga forcat e sigurisë gjatë protestave në Iran të cilat filluan më 28 dhjetor 2017.

Sipas lajmit në faqen e internetit Itimad Online e cila kryen publikime në Iran, njoftohet se deputeti për Teheranin, Mahmud Sadıki, në një deklaratë në parlamentin iranian ka konfirmuar vdekjen e Gamberit.

“Fatkeqësisht është e vërtetë se Sina Gamberi ka vdekur. Sipas informacioneve që kam marrë nga autoritetet e inteligjencës, ky person i arrestuar nga forcat e sigurisë ka kryer vetëvrasje në burgun Evin”, është shprehur deputeti Sadiki.

Ndër të tjera deputeti Sadiki ka shtuar se çështja po hetohet. Protestat në Iran filluan më 28 dhjetor 2017, pasi një grup demonstruesish u mblodhën në qytetin Meshhed për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, papunësisë dhe korrupsionit në vend.

Në një kohë të shkurtër protestat u shndërruan në demonstrata kundër regjimit dhe u përhapën në shumë qytete të Iranit, si Teheran, Kermanshah, Sanandaj, Zanjan, Shiraz, Qom, Ahvaz, Zahedan, Erak dhe Hurrem Abad.

Gjatë protestave në Iran është njoftuar se deri më tani kanë humbur jetën mbi 20 persona, ndërsa më shumë se 1.000 demonstrues janë arrestuar./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi