Një grua shqiptare bëhet presidente e partisë në Zvicër

Një grua shqiptare është zgjedhur kryetare e një partie një Zvicër.

Bëhet fjalë për shqiptaren Nazmije Ismaili, e cila u zgjodh presidente e re e liberalëve të rinjë të Thurgaut.
Ismaili pasoi Lukas ëeinhappl i cili udhëhoqi me partinë për katër vjet, thuhet në faqen zyrtare të partisë.

Gazetari Sabir Shemsi është takuar me Nazmijen dhe ka zhvilluar një intervistë.

Nazmije Ismaili, si duket jeta juaj e përditshme presidenciale?

Ashtu si edhe më parë, unë ende kam një vend pune dhe me këtë nuk ndryshohet asgjë (qeshet). Por po, jeta përditshmëria ime ka ndryshuar. Zyra e presidentit të partisë kërkon kohë dhe së bashku me bordin kam një përgjegjësi të madhe ndaj njerëzve dhe anëtarëve. Nëse nuk kemi takime, thirrje, ngjarje, jam në parapërgatitje ose i lexoj dosjet.

Cilat qëllime afatshkurtra dhe afatgjata i keni vendosur për vitet e ardhshme?

Qëllimi ynë në periudhën afatmesme është që të bëhemi partia më e fortë në Kantonin e Thurgaut. Kjo vlen edhe për zgjedhjet e ardhshme. Do të duhet shumë punë për të bërë këtë, por ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me këtë sfidë dhe t`i përveshim mëngët. Ne gjithashtu duam të organizojmë më shumë ngjarje ose të shkëmbejmë ide me popullatën gjatë shpërndarjes së fletushkave. Për më tepër, për mua është e rëndësishme t`i tregoj brezit të ri se sa i dobishëm është angazhimi. Unë dua t’i motivoj ata që të ndihmojnë në formësimin e të ardhmes sonë.
Cili është dallimi në mes të FDP-së dhe JFTG-së më së shumti?

Një nga dallimet më të mëdha është mosha dhe zakonisht të rinjtë e interesuar në politikë bashkohen me ne. Ne u ofrojmë atyre një platformë për t’u bërë politikisht aktivë në një moshë të re. Ne, liberalët e rinj, e kemi programin tonë të partisë dhe mendimet tona për çështjet politike i formojmë pavarësisht nga partia ëmë. Në shumë pikëpamje, të rinjtë janë më të guximshëm dhe më provokues se FDP-ja. Një ndryshim tjetër është kultura e përhapur e ndalimit nga ana e FDP. Për ne, termat e vetëpërgjegjësisë, vetëvendosjes dhe lirisë personale qëndrojnë në krye, të cilat janë edhe themeli i rëndësishëm i liberalizmit. Për këto arsye, ne e mbështesim parimin udhëzues për “ndalim të ndalesave”. Qytetarët nuk duhet të jenë nën patronazhin e ndalesave për të gjetur rrugëdalje në zgjidhjen e problemeve. Ata duhet personalisht të vendosin nëse duan të organizojnë lojëra poker apo të konsumojnë kanabis. Për mua, thelbësore është të punoj ngushtë me FDP-në, pasi që për disa vite jam e përfshirë në bordin e FDP-së dhe në masë të madhe e ndaj mendimin e saj.

Cilat janë sfidat për Zvicrën liberale?

Një nga sfidat më të mëdha është digjitalizimi. Pavarësisht nëse këtë e quajmë të mirë apo të keq. Fakti është se ajo është zhvilluar. Ne jemi të përkushtuar për të nxitur zgjidhje konkurruese dhe inovative dhe për të luftuar rregullat proteksioniste. Sfidat e tjera përfshijnë reformën e sigurimit të pensioneve dhe politikën evropiane. Këtu duhet pranuar se partitë gjithnjë e më pak janë të gatshme për konsensus. Kjo të bën të mendosh, sidomos kur mirëqenia dhe siguria shoqërore varen nga këto biznese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi