Një formacion jashtë, Zidane dhe Real Madrid janë në “hall” të madh

Nuk kanë fund problemet për Zinedine Zidane. Përveçëse përballet me kritikat pas nisjes zhgënjyese të sezonit të ri në La Liga, tekniku i Real Madrid duhet t’I bëjë llogaritë me dëmtimet e shumta. I fundit që I shtohet infermierisë së skuadrës “los blancos” është Luca Modric. Mesfushori kroat është kthyer i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren, duke rritur numrin e lojtarëve që nuk janë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës kundër Levante.

20895171

“Modric ka pësuar një lëndim në aduktorin e këmbës së djathtë”, lexohet në njoftimin zyrtar të Real Madrid, që nuk jep një afat të saktë kohor se kur do të kthehet sërish në fushën e lojës. Një “hall” më shumë për Zinedine Zidane i goditur nga dëmtimet në këtë fillim sezoni. Luka Modric i bashkohet në listën e gjatë të mungesave lojtarëve të tjerë të rëndësishëm si Asensio, Mendy, Jovic, Courtois, Rodrygo, Hazard, Brahim, James dhe Isco.

68687452 2486324561420080 1948945975538622484 N

Kjo do të thotë, se Real Madrid ka jashtë një formacion të tërë. Ky fakt nuk ia bënë aspak të lehtë punën Zidane dhe skuadrës “merengues” që kërkon të kthehet te fitorja në ndeshjen kundër Levantes. Pas tre javëve të para në sezonin e ri në La Liga, Real Madrid renditet në vendin e pestë me pesë pikë të grumbulluara.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Grabitja në Rinas, Bardhi: Policia e angazhuar kundër qytetarëve

Pak pas grabitjes të së paktën 2 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, vjen edhe një reagim nga  Sekretari i Pergjithshëm i kësaj force...

Orjola Pampuri: Terrori ndaj banorëve të Unazës se Re, përgjigje e shëmtuar e qeverisë ndaj rezistencës paqësore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, reagoi pas arrestimeve të disa protestuesve tek Unaza e Re e...

“Tentativa për grusht shteti u drejtua nga Shtëpia e Bardhë”

President i Venezuelës Nicolas Maduro, deklaroi se "Një gazetë evropiane dje shkroi se Donald Trump dhe John Bolton përpara lindjes së diellit koordinuan të...

Së fundi

Taksa e pronës nga ujësjellësat, 600 mijë banesa të paregjistruara

Taksa e pronës me metodologjinë e re ka filluar të implementohet që në vitin 2018 ndërsa këtë vit është vendosur që agjenti tatimor për...

Hetim policisë për protestën; SHÇBA verifikon sjelljen në “Rrugën e Kombit”

Veprimet e policisë më 31 mars në Rrugën e Kombit, ku Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u përleshën me protestuesit do të kalojë në...

Gjermania thekson rëndësinë e ekonomisë turke

Sipas burimeve ministrore turke, ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, ka thënë se ekonomia turke ka rëndësi të madhe për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian...