SHQIPERIA

Një ditë para atentatit, kreu i ONM-së i kërkoi Ndojës dosjen e Kadastrës së Durrësit

Spread the love

Përfaqësuesi i strukturës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Theo Jacobs, mësohet se jo më larg se ditën e djeshme i ka kërkuar prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojit të cilit iu bë atentat sot, dosjen e arrestimeve në Kadastrën e Durrësit.

Sipas Newsbomb.al, Jacobs i ka kërkuar llogari për dosjen e hetimit prokurorit Ndoji. Përfaqësuesi i ONM-së ka marrë nën monitorim dosjen e arrestimeve të Kadastrës së Durrësit që është hetuar nga prokurori Arjan Ndoja.

Ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, u arrestua në fillim të tetorit, pasi u akuzua për shpërdorim detyra dhe falsifikim të dokumenteve të pronave. Gjykata e Apelit të Durrësit më pas caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-drejtorin e Agjencisë së Kadastrës së Durrësit ndërsa trupa gjykuese vendosi të lërë të lirë ish-zyrtarin e Kadastrës.

Arrestimi i tij ngjalli indinjatën e madhe të kryeministrit Rama dhe zv/kryeministrit Erion Braçe, të cilët akuzuan prokurorin e çështjes Arjan Ndojën se punon për llogari të grupeve kriminale. Para një muaji, Rama gjatë fjalimit në një seancë në Parlament, e lidhi emrin e prokurorit Ndoja me grupin e ‘KÇK-së’ (Kap ça të kapësh) së famshme duke shigjetuar prokurorët dhe gjyqtarët e inkriminuar në vend. Vendin e Liridon Pulës në krye të Kadastrës Shtetërore të Durrësit e mori Arjan Cenga.

Related posts

Kuvendi i Shqipërisë dhe UN Women memorandum bashkëpunimi

dritatv

Akti korruptiv i qeverisë, Teliti: Nuk prek 150 mln dollarët e PPP, por heq invesimet për shkollat dhe spitalet

dritatv

“Toyota me 3.4 mln euro”, Balla: Basha shpifi dhe tani shmang gjykatën

dritatv

Leave a Comment