Një Delegacion i SHBA-së zbarkon në Vushtrri!

Zyrtarë të Komunë së Vushtrisë kanë pritur në takim një Delegacionin nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.  Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me projektet e USAID-it dhe ndikimin e tyre në Komunën e Vushtrri.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u shpreh falenderues ndaj mbështetjes dhe kontributit të pashterrur të USAID për Komunën e Vushtrrisë, derisa u zotua se Komuna e Vushtrrisë do të jetë transparente dhe e hapur edhe më tutje për të gjithë.

“Kam falënderuar USAID për mbështetjen e dhënë për Komunën e Vushtrrisë ku sot Komuna e Vushtrrisë është një komunë e hapur, transparente dhe efektive në prokurim publik dhe në menaxhim të parasë publike falë mbështetjes edhe nga USAID dhe projekti i USAID-it për Komunat Efektive, Transparente e Llogaridhënëse. Zotohemi që do të vazhdojmë të jemi një Komunë e hapur dhe transparente dhe një partner strategjik për të arritur një qeverisje transparente në Kosovë”, ka shkruar kryetari Tahiri.

Fotografia e Xhafer Tahiri

Më tutje, Drejtuesi i Projketit të USAID, Stephen Carpenter, u shpreh se Vushtrria është një partnere tejet e rëndësishme për projektin e USAID  duke qenë si një komunë e transparencës dhe llogaridhënies.

“Vushtrria është një partner i rëndësishëm i projektit USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse duke bërë përparime dhe reformat më të mëdha në transparencë në prokurim publik dhe në menaxhim të parasë publike”, u shpreh Carpenter.

Ndryshe, ky delegacion nga SHBA-të është udhëhequr nga  znj. Sarah Sëatzburg, Koordinatore për Vendin, Evropën dhe Euro Azinë, në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, z. Patrick Goodëin, Shefi i Divizionit, Zyra për Planifikim Strategjik dhe Analiza, Zyra për Evropë dhe Euro Azi, z. David Reside, UD i Zëvendës Drejtorit të USAID Kosovë, z. Mattheë Briggs, Zyrtar për ekonomi, Ambasada Amerikane në Kosovë, si dhe z. Jeton Cana, Specialist për Qeverisje Lokale dhe Adminsitrim Publik nga USAID Kosovë, e z. Stephen Carpenter, Drejtues i projektit të USAID-it për Komunat Efektive, Transparente e Llogaridhënëse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi