Një dekadë nëpër gjyqe! Gërdeci, tragjedia vazhdon…

 

 

Ilirian Deliu në 15 mars 2008, sapo i ka shpëtuar shpërthimit në të cilin humbi pesë anëtarë të familjes së tij. Banesa e famijes Deliu gjendej pranë fabrikës së demontimit.

 Në përvjetorin e 10-të të tragjedisë ai kthehet në Gërdecin që ia mori të gjitha. Tashmë është lëndinë, por dikur aty ndodhej shtëpia e tij.

“Isha tek shtëpia, kur ndodhi shpërthimi, nuk mbaj mend pastaj e kam parë veten të zhveshur, më tej ika , futa duart në xhepa për të parë kuletën se aty kisha foton e familjes se e dija që i kisha humbur të gjitha, e kuptova këtë gjë, ia thashë edhe vëllait i humbet të gjitha”, rrëfen Iliriani.

“10 vjet më parë unë isha këtu në Gërdec për të raportuar për tragjedinë e 15 marsit që shënoi 26 të vrarë, 300 të plagosur dhe dëme të pallogaritshme. Prej asaj dite përveç dhimbjes së banorëve kanë mbetur fare pak gjurmë. E tillë është edhe banesa e Hamid Kurtit , i cili u largua pas tragjedisë së 15 marsit bashkë me familjen , duke e lënë shtëpinë të shkatërruar plotësisht për të mos u kthyer më”, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Banorët kthehen çdo vit në vatrën e shpërthimit, aty ku janë të gdhendur emrat e të vrarëve. Në këtë 10-vjetor mungonin politikanët.Megjithëse çekiçi i gjykatave ka rënë, për ata që u prekën nga kjo tragjedia drejtësia nuk ka folur ende.

Rabija, një prej 300 të plagosurve të asaj dite, ishte duke punuar në fabrikën e demontimit kur ndodhi shpërthimi. Koha ka kaluar por ajo ende sorollatet nga spitalet në .gjykatë

Aktualisht në gjykaten Administrative 120 banorë të Gërdecit presin që gjykatat të shprehen për paditë e tyre në të cilat kërkojnë dëmshpërblim për të vrarët dhe të plagosurit. Vetem 30 prej tyre kanë marrë drejtësi, por edhe disa prej tyre janë përplasur në Gjykaten e Lartë, pas rekurseve të ministrisë së Mbrojtjes që refuzon dëmshpërblimet.

-Edhe kabineti Berisha edhe kabineti Rama kanë të njëjtin qendrim përsa i përket ngjarjes së Gërdecit,.

Që është?

-Qendrimi është mohues që shteti nuk ka asnjë faj, po janë disa individë që kanë faj.

Me këtë argument i është drejtuar Ministria e Mbrojtjes me rekurs?

-Po vazhdimisht

Pasi kanë hequr dy pllakatat e vendosura nga qeveri të ndryshme, banorët janë bashkuar duke vendosur një të vetme për llogari të tyre. Dera e radhës ku kanë trokitur është zyra e Prokurores së Përgjithshme të perkohshme Arta Marku, të cilës i kanë kërkuar rihapje të hetimeve.

“Kush qëlloi ministër, kryeministër apo zëvendës kryeministër, apo drejtor çfare ishte , apo ushtarak , ata le t’i hetojë”, thotë Feruzan Durda.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi