Një Barcelonë në horizont pa Iniestën, vendimi mësohet në ditët në vazhdim

I tërë shtypi spanjoll i ka thurur lavde në orët e shkuara Iniestës, mesfushorit të Barcelonës, që me shumë gjasa po përgatit largimin nga katalanasit.

Iniesta shënoi një prej golave në fitoren 5-0 të Barcelonës ndaj Seviljes mbrëmjen e së shtunës, në finalen e Kupës së Mbretit, teksa shpërtheu në lot kur la fushën dhe u ul në stol.

“Leksioni final i Iniestës,” shkruan Marca në një prej raportimeve të shumta të sotme për një prej mesfushorëve më të mirë të futbollit spanjoll.

“Një gol, trofeu, dhe një ovacion… Ishte finalja ideale e kupës për Andres Iniestën, që mund ta lërë Barcelonën i lehtësuar dhe me punën e tij të bërë mirë.”

Duke iu referuar gjithnjë të njëjtit burim mediatik, e shtuna mund të ketë qenë mbrëmja e fundit që Iniesta e ka ngritur Kupën e Mbretit si lojtar i Barcelonës; për Marca-n, lotët e tij pas zëvendësimit thonë gjithçka.

Vetë Iniesta citohet të ketë thënë pas finales ndaj Seviljes se, “Këtë javë do ta bëj të njohur vendimin. Eshtë pak a shumë i qartë.”

Njoftimet më të fundit flasin për një zhvendosje të tij në kampionatin kinez.

Si një prej lojtarëve më kyç të Barcelonës në periudhën më të suksesshme të saj, Iniesta ka fituar gjithçka, që nga Champions League, La Liga, Kupa e Mbretit, Kupa e Botës për Klube, Superkupa e Europës dhe Superkupa e Spanjës. Janë plot 31 trofe, të cilëve mund t’u shtohet dhe një tjetër gjer në fund të sezonit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi