Nisin shkarkimet nga Hidrocentrali i Fierzës. Situata në ultësirën e Shkodrës alarmante.

 

Prurjet në Fierzë janë 1300 m3/s si pasojë e rreshjeve të shumta gjatë ditëve të fundit dhe shkrirjes së dëborës. Ndërsa shkakrimi po bëhet me 400 m3/s dhe pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme. Më herët, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, dha alarmin lidhur me situatën e rënduar: “Situatë alarmante në ultesirën e Shkodrës! Rritet siperfaqja e tokës së përmbytur në Anën e Malit.

Rruga që lidh fshatin Obot bllokohet. Hera e tretë brenda dy muajve që këto zona përmbyten. Fusha e Muriqanit sot pasdite. Niveli i ujit vazhdon të rritet. Mendohet që kjo situatë ka ardhur si pasojë e hapjes së portave të hidrocentralit edhe pse ka mungesë të plotë informacioni”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi