SHQIPERIA

Nishani kritikon qeverinë Rama: Tirana po hesht derisa Beogradi kërkon territoret shqiptare në Kosovë

Spread the love

 

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj heshtjes së Tiranës zyrtare, përballë paralajmërimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve dhe kërkesave të Beogradit për t’ia bashkangjitur Serbisë veriun e Kosovës.

Nishani, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë për heshtjen ndaj kërkesave të shtetit serb. Ai është thirrur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila thotë se Shqipëria mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

Postimi i plotë i Nishanit:

“A mund të thotë dikush, PSE Qeveria Shqiptare hesht ndaj kërkesës së Beogradit për ti dhënë Serbisë territoret shqiptare në Mitrovicë ?

Ja citimi i Kushtetutës së Shqipërisë.

Neni8

‘Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj’”

Related posts

Televizioni “France 3” u bën thirrje turistëve francezë që të vizitojnë Shqipërinë

dritatv

Kapen 95 kg në kufirin me Greqinë, arrestohet greku 71-vjeçar

dritatv

Tiranë, përmirësohet furnizimi me ujë për banorët e njësisë 5

dritatv

Leave a Comment