Nis shkatërrimi i ndërtesës pranë stadiumit kombëtar në Tiranë

Policia Bashkiake ka nisur shkatërrimin e një ndërtese shumë-katëshe pranë stadiumit kombëtar.


Siç shikohet nga pamjet, shkatërrimi i ndërtesës ka filluar që në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë që ndërtesa prishej, policët bashkiakë vëzhgojnë situatën.

Prishja e ndërtimeve pranë stadiumit kombëatr bëhet për të liruar hapësirat e zëna.

Në këtë godinë ishin vendosur disa biznese, si bar kafe dhe fast food.

Prishja e këtij objekti sipas shkresës që IKMT i ka dërguar pronarëve vjen për shkak të realizimit të projektit ‘Rikualifikimi i sheshit Italia’. Pronarët e kësaj ndërtese thonë se IKMT e Bashkisë së Tiranës i ka lënë vetëm 5 ditë afat për të çmontuar objektin, kohë që sipas tyre nuk është e mjaftueshme.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga pronarët e objektit 5 katësh në krah të stadiumit ‘Arena Kombëtare’ është edhe dëmshpërblimi që ato do të marrin nga shteti.Sipas tyre qeveria I ka përcaktuar një dëmshpërblim qesharak 300 euro për metër katror ndërkohë që sipas tyre në këtë zonë cmimi shkon deri në 5000 euro metri katror.Për këtë arsye atat kërkojnë dëmshpërblim me vlerë tregu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi