Ngricat në rrugë, Policia: Përdorni zinxhirë! Nuk do të lejohen mjete pa goma dimri

“Në orët e pasdites dhe të darkës, me uljen e temperaturave jemi të detyruar të mos lejojmë kalimin e mjeteve pa zhinxhirë”.

Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola thotë se, shumica e shoferëve shqiptarë nuk janë mësuar të udhëtojnë në këto kushte atmosferike.

Një pjesë e konsiderueshme nuk përdorin as gomat e dimrit, ndërsa apeli për drejtuesit e mjeteve është të jenë më të përgjegjshëm.

“Ka drejtues mjetesh që janë të papërgjegjshëm. Edhe kur shohin radhë mjetesh, në këto kushte me borë dhe ngrica, kryejnë parakalime dhe dalin nga rruga duke rrezikuar jetën e tyre, por edhe duke penguar të tjerët për shkak të bllokimeve. Forca e fërkimit gjatë frenimit nuk është njësoj si në një rrugë normale”, shprehet Mitat Tola.

Sipas Policisë Rrugore, aksket kryesore janë të qarkullueshme, por problem mbeten rrugët brenda qyteteve të Shkodrës, Gjirokastrës dhe Korçës.

“Brenda këtyre qyteteve ka vështirësi në qarkullim dhe rrezik për çiklistët, motoçiklistët, apo edhe këmbësorët. U kemi kërkuar bashkive me ato mundësi që kanë të marrin masa menjëherë”, tha Mitat Tola.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi