Ngrica në një autostradë të Missourit, shkaktoi përplasjen e 47 veturave

Si pasojë e ngricave, në një autostradë në Missouri të Shteteve të Bashkuara, është shkaktuar përplasja e vrazhdë e 47 veturave.

Raportet policore flasin për një të vdekur dhe shtatë të lënduar, ndërsa njësitet ndihmëse po intervenojnë në kushte shumë të vështira klimatike.

Pamjet që janë shpërndarë në Twitter, shfaqin përplasjet e një pas njëshme, në një zonë të Kansas City. “O Zot, nuk kemi çfarë të bëjmë” dëgjohet duke thënë dikush në sfond, teksa shoferët e veturave jashtë kontrollit, vazhdojnë t’ju bien borive.

Raportohet se përplasjet e vazhdueshme, u shkaktuan nga një veturë e vetme që humbi kontrollin gjatë orës 11:30 të paradites, derisa lëvizte në dukshmëri shumë të dobët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi