Ngjarje tronditëse në Tiranë, portieri i Partizanit hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Tiranë. Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se 24-vjeçari i hedhur nga kati i 6 është portieri i dytë i Partizanit Aldo Teqja. Ai është vetëhedhur nga kati i pallatit ku banon te zona e Komunës së Parsit në kryeqytet. Shkaqet janë ende të panjohura.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi