Ngjarje e rëndë në Pogradec, auto-ambualnca shtyp 77-vjeçaren. Dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Pogradec, ku një shofer duke drejtuar një auto-ambulancë ka përplasur një shtetase 77 vjeçe.

Për rrjedhojë, policia ka arrestuar shtetasin Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë. Ndërsa, 77-vjeçarja është dërguar për kurim në Spitalin e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr.1 Pogradec, në vendin e quajtur “Ish-Banka”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” (autoambulancë) ka aksidentuar shtetasen K.P., 77 vjeçe, banuese në Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

BE: Masat e reja ligjore të zbatohen plotësisht

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka përshëndetur miratimin e paketës “Anti-KÇK”. Përmes një reagimi, delegacioni thekson se do të ndjekin zbatimin...

Moti pengoi palombarët, del në breg trupi i pajetë i peshkatarit

Pas 4 ditësh kërkimesh, është gjetur më në fund trupi i pajetë i peshkatarit të zhdukur prej mbrëmjes së 31 dhjetorit. Peshkatari 53-vjeçar, Gëzim Seitllari,...

Aviacioni izraelit kreu sulme në Gaza

  Aviacioni ushtarak i Izraelit ka bombarduar së fundmi nëntë pozicione të Hamasit në Gaza. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, shkroi në rrjetin social Twitter...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...