Ngjarje e rëndë në Pogradec, auto-ambualnca shtyp 77-vjeçaren. Dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Pogradec, ku një shofer duke drejtuar një auto-ambulancë ka përplasur një shtetase 77 vjeçe.

Për rrjedhojë, policia ka arrestuar shtetasin Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë. Ndërsa, 77-vjeçarja është dërguar për kurim në Spitalin e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr.1 Pogradec, në vendin e quajtur “Ish-Banka”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” (autoambulancë) ka aksidentuar shtetasen K.P., 77 vjeçe, banuese në Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Vetting/ Konfirmohet në detyrë Alfred Progonati

Alfred Progonati, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, u konfirmua në detyrë, duke kaluar kështu me sukses vetting-un. ILDKPKI tha se ka bërë deklarim të saktë...

Aksident rrugor në Tiranë/ Ndërron jetë 29 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në orën 10:00 të paradites ku një 29 vjeçar është përplasur me mbrojtësen metalike. Ai u...

Parlamenti Europian vendos që ora mos të ndryshohet më!

Parlamenti Europian dje ka vendosur që më të mos ndryshohet ora. Vendet e këtij kontinenti kanë kohë të vendosin se cilën orë duhet të mbajnë,...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...