Nga Sumerët tek Skripal: mijëra spiunë të famshëm që bënë histori

Rasti i helmimit të spunit rus Sergej Skripal dhë të bijës në Britaninë e madhe, ka tronditur sallonet kancelaritë europiane – duke futur në sherr Londrën me Moskën – dhe pritet të diskutohet sërish javën e ardhshme në Bruksel.

Por luftrat e spiunëve janë të vjetra sa bota, aq sa amerikanët e quajnë spiunllëkun si “zanatin e dytë më të vjetër të botës”.

Episodi i parë i spiunëve u takon sumerëve në Egjiptin e lashtë, rreth 4 mijë vjet përpara Krishtit. Agjentët dhe informatorët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Antikitet.

Në periudhat ndërmjet Mesjetës dhe Rilindjes, Republika e Venedikut ishte më e organizuara në ngritjen e seksionit të inteligjencës.

Legjendarë u bënë spiunët e Francës në kohën ndërmjet Revolucionit dhe Mbretërisë së Napoleonit me Jozef Fushe-në si figurë mitike. Por ishte Anglia që krijoi rrjetin më të madh dhe efikas të spiunazhit në të gjithë botën.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Mi6-a britanike, CIA amerikane, KGB-ja sovjetike dhe Mossad-i izraelit, janë ndër shërbimet sekrete më të fuqishëm dhe më aktive.

Gjatë Luftës së Ftohtë, ura e Glienicke që lidhte Berlinin lindor me atë perëndimor u emërtua si “Ura e Spiunëve”, titull që u vu së fundi edhe nga Steven Spilberg në filmin e famshëm me Tom Hanks.

Ndërsa shkëmbimet më të famshme në atë urë ishin ato të kolonelit Rudolf Abe, spiun i famshëm rus, i cili u shkëmbye me Gary Powers, pilot i avionit spiun amerikan U2 që u rrëzua në territorin rus.

Në vitin 1885 u liruan 23 agjentë të CIA-s në shkëmbim të spiunit polak, Marian Zacharsk dhe tre spiunëve të tjerë të KGB-së që ishin arrestuar në Perëndim.

Shkëmbimi i fundit u krye në vitin 1986 kur disidenti rus Anatoli Sharanskij dhe tre spiunë amerikanë, u shkëmbyen me Karl Koerche dhe 4 agjentë të KGB-së.

Në vitin 2010, Sergej Skripal dhe 4 rusë të dënuar për lojë të dyfishtë spiunazhi u shkëmbyen në Vjenë, një tjetër qytet i njohur për shkëmbimin e spiunëve, me 10 agjentë rusë të kapur në SHBA.

Më e famshmja ndër to qe Anna Chapman(e kuqja), e arrestuar në SHBA për spiunazh dhe e dënuar me burgim të përjetshëm.

Pas kthimit në Rusi Chapman u bë një person i famshëm, prezentatore tv dhe modele; por ajo që e rriti edhe më bujën e Anës ishte afera e dashurisë me Edward Snowden, ish-agjentit të CIA-s që u dha rusëve sekretet më të mëdha të qeverisë amerikane. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi