Nga sulmet e Rusisë në Siri kanë humbur jetën 6.686 civilë

Ankara

Nga intervenimi i Rusisë në Siri, aleati më i madh i regjimit të Bashar al-Assadit, kaluan katër vite. Nga sulmet e Rusisë, humbën jetën 6.686 civilë, ndërsa miliona mbetën pa shtëpi.

Një nga pikat më të rëndësishme që ktheu rrjedhën e luftës civile në Siri, që filloi në vitin 2011, në favor të regjimit të Asadit, ishte intervenimi ushtarak i Rusisë.

Me arsyetimin e luftimit me organizatën terroriste DEASH, më 30 shtator 2015 Rusia filloi sulme ajrore në Siri, ndërsa mbështetjen ndaj regjimit e zgjeroi me kalimin e kohës.

Regjimi i Asadit ktheu përsëri pjesën e madhe të zonave që i kishte humbur kundrejt opozitarëve me ndihmën e forcave speciale ruse dhe mercenarëve.

Ndikimi i pranisë ushtarake të Rusisë për herë të parë në mënyrë të dukshme u vërejt në fund të vitit 2016 kur qendra e qytetit të Halepit kaloi nën duart e regjimit.

Atë kohë pjesa lindore e qendrës së qytetit e cila ishte nën kontrollën e opozitarëve ushtarakë, kishin kaluar në duart e regjimit pas sulmeve intensive të regjimit dhe Rusisë.

Forcat e regjimit, ashtu si në Halep, edhe rajonet nën kontrollin e opozitarëve në kryeqytetin Damask dhe në qytetet Homs, Daraa dhe Kuneytra, i rifituan me ndihmën e rusëve.

Sipas matjeve të AA-së në hartat, regjimi i Asadit arriti të sundojë rreth 60 për qind të territorit në vend.

– Vdiqën civilë, u zhvendosën, u shkatërruan vendbanimet

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në raportin special të përgatitur për Anadolu Agency (AA) në lidhje me intervenimin e Rusisë, njoftoi se që nga 30 shtatori i vitit 2015, nga sulmet e Rusisë kanë humbur jetën të paktën 6.686 civilë prej të cilëve 908 gra, 1.928 fëmijë.

Burimet lokalet tërheqin vëmendjen se kjo shifër përfshin vetëm ato që janë identifikuar, ndërsa bilanci i vërtetë është shumë më i madh.

Në vitin e parë të intervenimit rus humbën jetën 3.734 civilë, në vitin e dyte 1.547 civilë, në vitin e tretë 958 ndërsa në vitin e katërt 447 civilë.

Avionët luftarakë 201 herë shënjestruan shkollat, 190 herë qendrat shëndetësore, 56 herë tregjet, ndërsa gjithsej 1.083 herë vendet e banuara.

Në sulmet e regjimit të mbështetur nga Rusia, 3,3 milionë civilë u zhvendosën.

Në raportin të cilën sulmet me të paktën pesë viktima ishin kualifikuar si “masakra”, Rusia në Siri brenda katër viteve kreu 335 masakra.

– Intervenoi edhe nga toka

Rusia, në rajonet të cilat regjimi i kishte rrethuar dhe zhvillonte bombardime intensive, zhvilloi negociata me përfaqësues të opozitarëve në emër të regjimit.

Në këtë kuadër, opozitarët ushtarakë u tërhoqën nga rajonet të cilat i kontrollonin si Halepi, Damasku, Homsi, Daraa dhe Kuneytra, ndërsa me pjesën më të madhe të civilëve që jetonin nën mbikëqyrjen e tyre u zhvendosën në pjesët veriore të vendit.

Rusia në periudhën e fundit, e mbështeti regjimin e Asadit, që shkel marrëveshjet e Astanas në Idlib duke zhvilluar opoeracione tokësore, me ushtarët e saj.

Në këtë mënyrë shumë vendbanime në jug të Zonës së Deeskalimit të Idlibit kaluan nën kontrollën e regjimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi