Nga Seria A te Bayern, zbulohet pasardhësi i Robben

Federico Chiesa e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin, duke rizgjuar zërat e merkatos që e dërgojnë atë larg Fiorentina-s. Klubet e mëdha të Serisë A kanë nisur garën për të siguruar shërbimet e tij, por edhe disa klube të mëdha të Europës janë vënë në lëvizje, duke bërë disa telefonata. Kërkesa e Firentina-s është 70 milionë euro.

Mes të mëdhave të Serisë A, ajo që interesohet është Inter, me trajneri Spalletti që e pëlqen shumë lojtarin, i cili duket se është në rrugën për t’u transformuar në një sulmues të dytë nga sulmues krahu.

Zikaltrit, ashtu si Napoli, kanë provuar ta marrin në fillimin e verës së kaluar, por pa asnjë rezultat. Sipas lajmeve të fundit të merkatos, Piero Ausilio ka ndërmend të kthehet në sulm pikërisht në fundin e këtij sezoni.

Gjithsesi, do të duhet një ofertë shumë tunduese për ta marrë lojtarin nga Fi9renze dhe për të mposhtur konkurrencën. Për të financuar këtë operacion, drejtori sportiv i milanezëve mund të vendosë të sakrifikojë një nga të mëdhenjtë e ekipit, si Ivan Perisic.

Kroati do të mbushë 30 vjeç shkurtin e ardhshëm dhe merkato e verës së ardhshme mund të jetë rasti i fundit për të arkëtuar një shumë të rëndësishme për kartonin e tij: 50, ndoshta 60 milionë euro.

Nga ana tjetër, kërkesat nuk mungojnë: në Premier është Manchester United, me Mourinho që kërkon ta marrë prej dy vitesh, por është edhe Chelsea i Sarri-t dhe Tottenham-i i Pochettino-s.

Në Francë është Paris Saint-Germain, ndërsa surpriza mund të vijë nga Gjermania, aty ku Perisic ka luajtur me Dortmund dhe Wolfsburg. Në fakt, ai do të ishte lojtari i duhur për Bayern Munich, që do të kërkojë një pasardhës të Arjen Robben.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi