“Nga Salvador Allende te Avni Rustemi ”, Shalsi: Meta i çoroditur

Kreu i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi komentoi deklaratat e bëra nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta në konferencën e pak orëve më parë për shtyp.

Sipas tij, Presidenti u shfaq i tronditur, për shkak se u zbulua tashmë roli i tij si kryeopozitar dhe skenari që kishte përgatitur.“Ilir Meta sot ishte i çoroditur. E gjithë gjendja shpirtërore e tij ishte e tronditur. Ka muaj që angazhohet, tani nuk e fsheh më që është kreu i opozitës. Atij i dështoi skenari që kishte marrë përsipër. 30 qershori nuk rezultoi siç thoshin ata, por një ditë e qetë ku u tregua qetësi”,- tha Shalsi.

I pyetur të komentojë krahasimet me Avni Rustemin apo Mic Sokolin e Vojo Kushin, të bëra sot nga Presidenti Meta, Shalsi tha se ishin njësoj si ato deklaratat se ishte i gatshëm të sakrifikohej si Salvador Allende.

“Kemi një President që me qëndrimet e tij sa kontradiktore, që e asocioi veten njëherë me Allenden, sot ka përmendur disa figura të shquara të kombit, e bën vetëm për konferencë, pra nuk e meriton të jetë aty ku është, nuk e përfaqëson më unitetin kombëtar. Para kësaj duhej të largohej nga posti i Presidentit. Njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara”,- vijoi Shalsi.

Sipas tij, ndryshe nga një njeri që duhet të ishte shembull i unitetit kombëtar, “Presidenti i ka hedhur benzinë zjarrit të ndezur nga opozita. S’ka dëshmuar asnjëherë matur dhe pjekuri. Një President që me aktin e zhdekretimit dhe dekretimit dëshmoi se nuk e njeh as ligjin dhe as Kushtetutën”.

Duke u ndalur tek dora e shtrirë e kryeministrit Rama për dialog, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Shalsi tha se: “mazhoranca është e gatshme të ulet në tavolinë, por pa kushte. Jemi të gatshëm të vijojmë edhe me reformën elektorale”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi