Nga pagat e punonjësve të shtetit, tek sektori i tregtisë dhe shërbimit, ja rënie që pësuan në 3-mujorin e tretë të 2019

Pagat për punonjësit e administratës publike, ato në sektorin privat në tregti dhe shërbime dhe gjithashtu edhe punonjësit e thjeshtë u ulën në tremujorin e tretë të vitit 2019 në raport me tre mujorin e dytë.

INSTAT raportoi se, punonjësit në sektorin publik, kryesisht ligjvënës, nëpunës të lartë Administratës në rang drejtorësh morën pagë mesatare mujore bruto me 97,951 lekë në muaj nga 100,949 lekë gjatë tremujorit të dytë.

Pagat shënuan rënie me 2 ,1 për qind në këtë kategori të punonjësve publikë. Sipas raportimeve zyrtare paga mestarë bruto shënoi rënie të dukshme edhe në sektorin privat sidomos në tregti dhe shërbime.

Punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve morën pagë mesatare bruto 38,797 lekë në muaj në tremujorin e tretë në krahasim me 39,736 lekë në muaj që morën në tremujorin e dytë të vitit 2019, me rënie me 2.,4% nga 3-mujori në 3-mujor.

Paga mujore bruto shënoi ulje edhe për kategori të nëpunësve, teknikëve, specialistëve dhe punonjësve të thjeshtë. Paga mesatare e kësaj kategorie arriti në 59,236 lekë në tremujorin e tretë në raport me 59,773 në tremujorin e dytë të vitit 2019 me rënie gati 1%. Rënie shënuan edhe pagat e punëtorëve të thjeshtë, të cilët tremujorit të tretë të vitit të kaluar morën pagë mujore bruto 31,757 me një rënie 0,6 për qind në raport me tremujorin e parë.

Në përgjithësi paga mesatare bruto sipas grup profesioneve ra me 1,5 për qind në tremujorin e tretë të vitit në raport me tremujorin e dytë 2019.

Rritje modestë të pagës mesatare bruto shënuan vetëm punonjësit e bujqësisë dhe peshkimit me 1 për qind dhe specialistët me arsim të lartë më 0,6%.

Ekspertë të ekonomisë këshillojnë bizneset dhe qeverinë që të krijojnë kushtet për paga më favorizuese si mjeti më i mirë për frenimin e emigracionit. Sipas tyre produktiviteti i ulët nuk është shkak për të mos aplikuar politika joshëse për pagat si në sektorin publik apo edhe privat./Monitor

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Presidenti Meta gjendet në Kosovë për ngushëllime në familjen Haradinaj

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, po qëndron tek familja Haradinaj në Gllogjan, pas ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt. Meta ka shkuar për t’i shprehur...

Këto gjëra duhet t’i hiqni patjetër nga shtëpia, po ju stresojnë pa e kuptuar!

Disa njerëz kalojnë shumë kohë në shtëpi, ndërsa disa të tjerë e kanë shtëpinë hotel. Në cilido grup të bëni pjesë, gjërat që keni në...

Antibiotikët në lumenjtë e botës 300 herë mbi normën

Shfaqja e ndotjes nga antibiotikët në lumenjtë e botës po rritet dhe në disa raste tejkalon nivelet e sigurisë me mbi 300 herë, sipas...

Së fundi

Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kështu, rreth dy milionë nxënës në...

Kosovë : Janë regjistruar 218 raste të reja dhe 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit .

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 218 raste të reja...

Tragjike në kosovë, dy vëllezër vdesin në një ditë nga Covid-19 në Pejë

Dy vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, vdiqën gjatë natës në Novosellë të Pejës. Vëllezërit kishin...