Nga: Luan Sheshi MË THUAJ…!

Më thuaj…

Kur flakët,vatrës të shuhet,
e masha,të flej mbi thëngjij,
xhevzeja,më të mos duhet,
kah’ sofrës,e vetmuar të rrij…

Më thuaj…

Kur mëngjezi,zbrazët të vijë,
vatrës,thengjijt të mungojnë,
vesa,truallit më të mos bijë,
e blozët,oxhakët të mbulojnë…

Më thuaj…

Kur ndryshku,gërmat të zërë,
gjymtuar,të ikin dheut të huaj,
sorkaqesh,driza gjurm të lërë,
e shurdhuar,Gjuha aty të vuaj…

Luan Sheshi: 14 nëntor 2018…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi