Nga kjo datë numrat e Z Mobile kalojnë në Vala

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës ka treguar se nga cila datë, numrat e Z Mobile do të kalojnë tek operatori Vala.

Ai ka thënë se faza tranzitore, do të përfundojë me datën 28 nëntor të këtij viti, shkruan lajmi.net.

Ka thënë se që nga kjo datë, personat që kanë këta numra do të jenë konsumatorë të VALA-s.

Postimi i plotë:

Faza tranzitore e rikthimit të numrave të MVNO-s e cila zgjatë 120 ditë, do të përfundojë me datën 28.11.2019 në ora 00:00.

Të gjithë konsumatorët e Z-Mobile, të cilët prej kësaj date do të jenë konsumatorë të VALA-s, nuk do të kenë asnjë nevojë për ndryshimin e SIM kartelave, sepse të njëjtat do të funksionojnë sikur para kësaj date, veçse ofertat dhe produktet që do të përdorin do të mund t’i blejnë në të gjitha pikat tona të shitjes.

Unë, si kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, i kam siguruar qysh në fillimin e fazës tranzitore dhe i siguroj prapë të gjithë konsumatorët se në asnjë moment nuk do të mbesin pa shërbime.

Rikthimi i mbi 200.000 numrave të operatorit virtual do të përcillet me oferta të veçanta.

Telekomi i Kosovës falënderon të gjithë konsumatorët që besojnë në VALA dhe i fton të qëndrojnë besnik ndaj shërbimeve tona.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Indi, 226 persona kanë vdekur si pasojë e gripit të derrit

Që nga fillimi i këtij viti në Indi, si pasojë e infeksionit të virusit H1N1, kanë vdekur 226 persona. Sipas të dhënave të Qendrës nacionale...

Ministrja e Drejtësisë paralajmëron furtunë shkarkimesh / Ja institucionet më të prekura…

    Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i ka drejtuar një apel qytetarëve që t’I drejtohen platformës së bashkëqeverisjes, për rastet kur nuk marrin shërbimin e...

“Pamjet që shihni, janë të rrezikshme”, apeli i fortë i policisë

“KUJDES! Pamjet që do shihni, janë të rrezikshme dhe nuk duhet në asnjë mënyre të manifestohen gjatë drejtimit të mjetit, pasi nga kjo kategori,...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...