Nga Kenan MALIK*: “Socialist” nuk është më fjalë aq e keqe në SHBA

Për vite me radhë, radikalët europianë e shoqëronin idenë e një “të majte” në Amerikë me një fishkëllimë. Në fund të fundit, partia Demokratike e sigurtë që nuk ishte social-demokrate sipas termave europiane. Një figurë si Barack Obama, simbol i politikës agresive dhe një person, fitoret presidenciale të të cilit ishin transformuese në termat amerikanë, do të dukej shumë jashtë vendit në krahun liberal të partisë britanike konservatore.

Kjo mungesë kulture e së majtës shpjegon pjesërisht ngazëllimin që shoqëroi fitoren më të fundit të Alexandria Ocasio-Cortez në primaret e partisë Demokratike në distriktin e 14-të kongresional. Një grua e cila nuk ka frikë ta quajë veten “socialiste” – deri tani, me përjashtim të Bernie Sanders, një fjalë po aq toksike në politikën elektorale në SHBA sa edhe fjala “ateist”- duket e sigurtë në fitoren e saj në zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin, në nëntor.

Ethet që shoqëruan fitoren e Ocasio-Cortez – dhe figurave të tilla si Andrew Gillum, kandidatit të ri demokrat për qeverisjen e Floridës – ishin me siguri të ekzagjeruara. Suksesi i saj thotë po aq shumë për arrogancën dhe karakterin në agoni të mjedisit të demokratëve sa ç’thotë popullariteti i vizionit të saj politik. Mbetet për t’u parë nëse qasja e saj do të shënojë një zhvendosje autentike të politikës apo do të ndihmojë në ringjalljen e një forme të politikës së klasave punëtore që ka munguar prej një kohe të gjatë në Amerikë. Pavarësisht të gjithave, debati është i mirëpritur.

Rëra e lëvizshme e politikës së majtë në të dyja anët e Atlantikut u vu mirë në dukje kur u dha lajmi që “Tribuna”, publikimi pothuajse i vdekur i laburistëve të majtë, u ble nga revista radikale amerikane, “Jacobin”. Themeluesi dhe kryeredaktori i saj, Bhaskar Sunkara, thotë se politikat e tij formësohen nga “angazhimi me të majtën britanike”. Në një kohë kur ndasia e majtë- e djathtë është bërë kaq e turbullt në Europë, dhe ka fjalë për një parti të re centriste në Britani, nxitja e një debati të ri në Shtetet e Bashkuara është diçka që ia vlen të vëzhgohet. /tesheshi.com/

 *Kenan Malik është kolumnist i “Observer”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi