Nga ekonomiste në artizane

Terezë Gega është një artizane. Para 26 vjetësh ishte ekonomiste. Por, papunësia e shtyu të mësonte endjen në tezgjah. Ajo braktisi shifrat e llogaritë dhe iu përkushtua traditës.

“Është shumë e vështirë, por me përkushtim bëhet gjithçka. Është punë që nuk paguhet, por është e bukur”, thotë Tereza.

Me shumë pasion ajo ka mbledhur të gjitha veshjet e vjetra të zonës së Lezhës dhe ka punuar të reja, duke i marrë si model ato qindravjeçare. Tereza ka punësuar disa endëse të tjera, të cilat punojnë në shtëpitë e tyre nëpër fshatra.

Pa e braktisur traditën, në punën e saj Tereza provon vazhdimisht, duke mbajtur vetë edhe krimba mëndafshi.

Prerja dhe qepja e kostumeve të zonës nuk është vetëm biznes për këto gra. Veshjet u kërkohen më shumë nga të huajt. Ndërsa shumë artizane të Lezhës janë vlerësuar me çmime të ndryshme në vende të ndryshme të botës për punën e dorës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi