Nga: Durim Çaça Kompozicion, Rubik!

peisazhi, vetvetja, shikimi i tjetrit
të jetosh seç ësht’ e përmallshme

dritarja e pambyllur mir’ e ëndrrës
prej një jete të mëparshme kallëzash

rendja me motor me të dashurën pas shpine
si një molusk mbërthyer për shkëmbi
mos ndarja e gëzimit nga veprimi

diamanti i fjalës me një feksje gjer n’lot
dhembja dhe ekstaza, hëna e zjarri
ah, se e përmallshme të jetosh

e kthimi i përjetshëm i së njëjtës
thirrja e ndezt’ ngaherë e kafshëve
që ndërzehen në pranverë

ecja në këmbë, mbajtur nga syt’ tanë
e manaferrat e kuqe të verës

të jetosh, paj, seç e përmallshme
peisazhi, vetvetja, shikimi i tjetrit…

Shënim: Rubik, qytezë në Mirditë.

Durim Çaça

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi