Nga çoban në yll futbolli: kur Luka Modriç ruante dhitë (video)

Tashmë që kroatët po bëjnë historinë duke mbërritur në finalen e një Botërori, edhe me pretendimin për ta fituar atë, mediat po gërrmojnë në të kaluarën e yjeve të ekipit, për të gjetur aty të veçantat, fatet e rralla, tërheqëse, deri dhe fantastike. Dhe një prej tyre është ai i Luka Modriçit, mesfushorit të Realit, shpirtit të kombëtares kroate, një anemik në pamje që të bën gjëmën në lojë.

Kohë më parë, është shfaqur një video ku Luka 5-vjeçar është kapur duke ruajtur dhitë mbi Velebit, pranë Zadarit, prej nga është dhe vendlindja e tij.

Por si është bërë ajo video? A mos prej atëherë syri që e ka kapur fëmijën-çoban e ka ditur në të ardhmen ai do jetë një ndër mbretërit e fushave që kushton miliona? Sigurisht që jo.

Materiali është bërë Paul Balenoviç 28 vjet më parë, ndërsa ka dashur të realizojë një dokumentar mbi ujqërit. Pra është krejt një koinçidencë.

Luka 5 vjeç, shfaqet për disa sekonda pas minutës së dytë të regjistrimit.

Vëte autori Balenoviç rrëfeu si shkoi deri te fokusimi i një çobani që më pas u bë i famshëm:

“Që nga fëmijëria unë magjepsesha nga natyra dhe kafshët. Ndër to dhe ujqrit. Ndaj dhe nisa të udhëtoj për t’i studiuar ato nëpërmjet filmimeve”, tha ai

Dhe në rruëgëtimin e tij nëpër fshatra, ai ka njohur dhe familjen Modriç.

“Ata ishin njerëz të mirë. I vizitoja sa herë që shkoja për të filmuar kafshë të egra, natyrën dhe jetën në male. Kështu që një ditë regjistrova dhe fëmijën e tyre, Lukën, që ruante një kope dhish. Menjëherë pas vitit 1990,lufta shkatërroi shtëpinë e tyre. Gjithçka ndryshoi papritur dhe nuk i pashë më. Ata u larguan si shumë njerëz nga ajo zonë. Dhe vetëm pak vite më parë jam njoftuar mbi atë djalë të vogël që ishte bërë futbollist i njohur, Luka Modric”, përfundon Paul Balenoviç, njeriu që nga pasioni për kafshët, i ofron sot botës të shkuarën e pazakontë të një ylli botëror. /tesheshi.com/

Linku i videos: https://youtu.be/xvbd-ye3U9E

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi