Nga Charles M. BLOW: Gjuetia e shtrigave ndaj grave, ky specialitet republikan!

Në një ngjarje të mbajtur nga Këshilli për Marrëdhëniet Islamo-Amerikane, Përfaqësuesja amerikane e Kongresit Ilhan Omar, e njohur ndyshe si e para grua muslimane që është zgjedhur në Kongres, ka mbajtur një fjalim ku ka adresuar mirë dhe qartë problemin e Amerikës me Islamofobinë.

Gjatë atij fjalimi, Përfaqësuesja Omar tha se sulmet e 11 Shtatorit në SHBA kanë ndikuar që të gjithë muslimanët në SHBA të humbisnin të drejtat e tyre civile përballë lirisë.

Por mënyra se si ajo i përshkroi sulmet ka shkaktuar debat të jashtëzakonshëm në SHBA, në të cilin nuk la pa u futur edhe presidenti i vendit Donad Trump.

Ajo u shpreh drejtpërsërdrejti se “disa njerëz bënë diçka, e që ne sot mbetëm të izoluar”, dhe kjo deklaratë e saj u morr si tendencë për të minimizuar tragjedinë që e përfshiu tokën amerikane.

Ndonëse kongresmenja mund të kishte përdorur një gjuhë tjetër për të përshkruar sulmet, ajo nuk e bëri.

Gabimi është njerëzor, dhe kërkimfalja është hyjnore, kanë thënë që moti. Omar kerkoi falje, por fjalimi mbeti po aty. Së bashku me kërcënimet ndaj saj që e terrorizuan.

Media të shumta e kanë vënë në pikëpyetje “patriotizmin e saj” dhe për më tepër amerikanizmin e saj.

Donald Trump e shfrytëzoi mjaft mirë lëshimin e Omar, dhe e përdori citimin e saj për të shpërndarë video të sulmit, vetëm për poena politik. Por Trump nuk është moralist, dhe prandaj nuk ka arsye për tu habitur.

Ndonëse sulmet ndaj Omar janë një lajm që konsumohet mjaft mirë, veçanërisht nga simpatizuesit e republikanëve, unë besoj se sulmet duhet të shihen nga një këndvështrim më i gjerë. Omar është viktima e fundit kundër të cilës konservativët kanë hedhur pluhur.

Ndërsa supremacia e bardhë vazhdimisht ka propaganduar se burrat nga etnitë e tjera janë më të rrezikshëm, të njëjtit janë munduar të zhvlerësojnë gratë e forta dhe të zëshme, duke i quajtur ato “me pikëpamje patologjike”.

Shembullin e kemi parasysh. Viktimë e sulmeve nuk është vetëm Omar, por edhe përfaqësuesja

Alexandria Ocasio-Cortez, e cila po ashtu ka prejardhje nga tokat jashtëamerikane.

Dhe sërish, jo vetëm kaq. Edhe Përfaqësuesja e Kongresit Frederica Wilson u fye nga vet presidenti Trump, duke e quajtur person me “koeficient të ulët të inteligjencës”.

Të vetmet gra që republikanët i vlerësojnë janë gratë e bardha që ndihmojnë në mënyrë aktive në shtypjen e atyre që duken apo mendojnë ndryshe.

Kjo na çon në konkluzionin se ka një arsye të madhe pse Trump e ka nisur një fushatë të egër kundër meksikanëve, duke i quajtur ata “përdhunues”.

Një nga skenat që ngelet në mendjen e amerikanëve është ajo e filmit “Lindja e një Kombi”, ku një grua me ngjyrë kërcen nga një çati vetëm për të mos u përdhunuar nga një burrë me ngjyrë.

Kështu, burrat e bardhë filluan t’i shihnin shoqet e tyre të bardha si krijesa të ndjeshme ndaj përdhunimit, dhe këto gra filluan të ndjehen të tilla. Zingjiri bën që në fund, burrat të kategorizohen në të zinj – përdhunues, dhe në të bardhë – kavalierë.

Dhe çfarë mbeten gratë me ngjyrë si Ilhan Omar?

Ato vazhdojnë të konsiderohen si kryeneçet liberale, të cilat gjoja se paraqesin një rrezik.

Ne mund të distancohemi nga cilado gjuhë, dhe është punë për ne se si i marrim deklaratat politike, por debati duhet të zhvishet nga ngjyrimet që largojnë vëmendjen nga ajo se çfarë këto gra janë në të vërtetë. /tesheshi.com/

Charles Blow është opinionist në The Times që nga viti 2008. Ai është komentator politik dhe shkruan për drejtësinë dhe komunitetet më të ndjeshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi