ZVICER

Nga 1 janari 2018 rriten pensionet e invaliditetit në Zvicër

Spread the love

Duke filluar nga 1 janari 2018, pensionistët zviceranë të invaliditetit të cilët punojnë me orar të pjesshëm do të marrin pensione më të larta se deri tani. Kjo për faktin se do të ndryshojë llogaritja e shkallës së invaliditetit të tyre. Si shkak për këtë ndryshim ka shërbyer një gjykim i bërë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Gjykata në fjalë ka konstatuar se llogaritja e bërë deri tash ka qenë diskriminuese. Duke marrë për bazë këtë gjykim, Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që të fusë në fuqi ndryshmet përkatëse, duke filluar nga 1 janari 2018.

Nga këto ndryshime do të përfitojnë në radhë të parë gratë të cilat, pas lindjes së fëmijës, bëjnë reduktim të orarit të punës. Me të renë, me rastin e llogaritjes së pensionit të invaliditetit, puna në shtëpi do të vlerësohet më shumë se deri tash./Albinfo.ch/

Related posts

Ndryshimet ligjore që kanë hyr në fuqi në Zvicër nga 1 janari

dritatv

5000 ushtarë zviceranë do të sigurojnë Forumin e Davosit

dritatv

Hapet qendra e azilit për të mitur

dritatv

Leave a Comment